Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ndahen motokultivatorë të dorës për fermerë

2016/01/12 - 10:36

Në kuadër të skemës së subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Fushë-Kosovës, për vitin 2015, është bërë ndarja e 120 motokultivatorëve të dorës.

Mehmet Gërguri, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se ky projekt arrin vlerën e 45.000 euro, ku Komuna ka participuar me 31.500 euro, ndërsa fermerët pjesën tjetër të mbetur, në vlerë prej 13.500 euro.

Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë t’i mbështes fermerët edhe në të ardhmen me mekanizëm bujqësor, në mënyrë që puna e tyre të jetë e lehtë dhe efikase.