Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ndihmohen komunitetet

2016/04/25 - 9:54

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, si dhe zyrtarë të DSHMS të komunës së Fushë-Kosovës, pritën në takim udhëheqësit e organizatës “Voice of Roma, Ashkalian and Egyptians” për të nënshkruar vazhdimin e projektit: “Përfshirja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për komunitetin RAE dhe grupet tjera në Kosovë” me theks të veçantë në komponentën e përmirësimit të kushteve të banimit.

OJQ ‘VORAE’ si implementuese do të zbatojë në tërësi programin për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe renovimin e objekteve të banimit duke përdorur praktikat më të mira të modelit të marrur nga partnerët ‘HEKS’ dhe ‘SKAT’ nga Zvicra.