Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në komunën e Fushë-Kosovës USAID-DEMI përmbylli programin 3 vjeçar

2013/07/31 - 10:34

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti zyrtarë të lartë të USAID-it që udhëhiqeshin nga znj.Ginka Kapidanova, drejtoreshë e USAID / DEMI-t për Kosovë.
Kryetari Berisha pasi falënderoi për të katër programet, që ishin shumë të nevojshme për komunën tonë, shprehu mirënjohjen e lartë për të gjithë aktivistët që kontribuuan që këto programe të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi krijuar një miqësi të thellë përmes punës me programet siç ishin MISS 1, MISS 2, ENI DHE DEM.

Drejtoresha e USAID/DEMI-t tha se për këto tri vite kemi krijuar miqësi të përbashkët dhe raporte shumë të ngushta andaj ju falënderojmë shumë për bashkëpunimin kurse gjëja më e rëndësishme është kënaqshmëria e qytetarëve të Fushë-Kosovës. Pas tri viteve jemi krenar me juve u shpreh në fund të takimit drejtoresha e USAID znj. Kapudanova. Në fund të këtij takimi znj.Kapidanova dhe kryetari Berisha për personalitete që kontribuuan në këto programe ndanë Certifikata.