Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në kuadër të procesit të hartimit të PZHK-së, mbahet takimi konsultativ me Komunën e Obiliqit

2024/10/10 - 3:08

Tema kryesore e takimit ka qenë harmonizimi i planit zhvillimor komunal të Komunës së Fushë Kosovës dhe Obiliqit për të siguruar një qasje të përbashkët e të qëndrueshme për t’u siguruar se planet mbështesin zhvillimin lokal të këtyre komunave.
Ditët në vijim do të mbahen takime edhe me Komunën e Prishtinës dhe Graçanicës dhe me këtë përfundon cilkli i konsultimit të komunave.
Përveç komunave, ka pasur konsultime intensive të ndara me palët e interesit siç janë ndërmarrjet publike, përfaqësuesit e biznesit e të shoqërisë civile.
Plani zhvillimor komunal është dokument kyç për projektimin e zhvillimit afatgjatë të Komunës së Fushë Kosovës.