Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Nënkryetari i Komunës se Fushë Kosovë, Besnik Osmani takon Banorët Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

2023/10/11 - 9:03

Në një takim të organizuar nga OJQ “Multiethnic Culture of Kosovo” kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës z.Besnik Osmani i shoqëruar nga Nënkryetari për Komunitetet, Suhat Ademi,  Zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë Bashkim Krasniqi dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ekrem Berjani.

Më këtë takim, qytetarët patën rastin të tregojnë problemet me të cilat ballafaqohen ndërsa përfaqësuesit komunal treguan çfarë janë investimet e planifikuara në këto hapësira të komuniteteve.

Disa nga kërkesat e komuniteteve janë:

– Fillimi i punimeve për projektin e ujit

– Ndalja e punimeve të fusha e sportit në lagjen 029

– Mos marrja e mbeturinave në orarin e caktuar nga kompania e mbeturinave

– Vërshimet afër lumit dhe ato familjet të ndihmohen

– Problemi me ndriçimin në lagjet dhe kabllot

– Bllokimi i ujerave të zeza në lagjen 029

– Qentë endacak

– Parku për Fëmijë

– Kërkesa për vazhdimin e ndihmës komunale për pagesën e qirasë, renovim dhe ndërtim të shtëpive

– Ndërtimi i një objektit në shërbim për komunitetin dhe OJQ-të

Nënkryetari i komunës se Fushë Kosovë, Besnik Osmani  dhe përfaqësuesit tjerë komunal premtuan se do të marrin hapa në realizimin e këtyre kërkesave me mundësi ligjore dhe financiare qe ka komuna dhe se këto takime do vazhdohen në te ardhmen.

Aktiviteti është pjesë e projektit #HumanRightivism, i cili zbatohet nga OJQ Kultura Multietnike e Kosovës (MCK), financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).