2016/06/17 - 9:21
Me datë 14-15 qershor në Gjilan u mbajt Festivali i Këngëve dhe Valleve “Gurra Popullore” edicioni i XIII – 2016.
Në mesin e 13 grupeve nga të gjitha hapësirat shqiptare, pjesëmarrës ishte edhe Ansambli “Zëri i Kosovës” i cili nga atje u kthye me Mirënjohje dhe plaketë.
Ansambli ynë u prezantua me vallen më të re atë me motive Strugane ku nga juria profesionale u nderua si vallja më e mirë koreografike.