Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Një rast më shumë për prezantimin e vlerave të Komunës së Fushë-Kosovës

2012/09/19 - 1:59

Në kuadër të Konferencës së tretë ndërkombëtare, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me moton, “Forcimi i Vetëqeverisjes Lokale përmes Promovimit të Vlerave Evropiane”, është organizuar edhe Panairi i Komunave të Kosovës.

Një rast më shumë  për prezantimin e vlerave të komunë së Fushë-Kosovës:

Në kuadër të Konferencës së tretë ndërkombëtare, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me moton, “Forcimi i Vetëqeverisjes Lokale përmes Promovimit të Vlerave Evropiane”, është organizuar edhe Panairi i Komunave të Kosovës.

Promovimi i  trashëgimisë kulturore, mundësitë më të mëdha të zhvillimit të komunës sonë, promovimi i produkteve, shërbimet e qytetarëve , mundësit e njohjes së grupeve të bizneseve nga komuna e Fushë-Kosovës, mundësit e ofrimit të kushteve për investime në këtë komunë, ishin vetëm disa nga ato që u ekspozuan në këtë panair.

Në hapjen e këtij panairi  të pranishëm ishin presidentja e Republikës së Kosovës  znj. Atifete Jahjaga, dhe zëvendësministri i MAPL-së, Sllobodan Petroviq.

Ky është panairi i parë i organizuar për prezantim të komunave dhe një mundësi më e mirë për njohjen e potencialeve të komunave mes vete tha në hapje të këtij panairi zëvendësministri  i MAPL-së Sllobodan Petroviq.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale, për forcimin financiar të komunave dhe do të vazhdojmë të punojmë në interes të komunave dhe në interes të qytetarëve. “Ky panair i cili nga ky vit do të jetë tradicional , vë në pah vlerat tuaja tradicionale, veçoritë dhe karakteristikat e secilit mjedis të cilat në diversitetin tonë na bashkojnë dhe na bëjnë që Kosovën ta ndjejmë dhe ta kemi atdhe tonin të përbashkët” tha nder të tjera presidentja e vendit  znj. Atifete  Jahjaga. Ndonëse ky panair kishte karakter garues, me gjithë prezantimin e denjë të Komunës sonë ku morëm vlerësime të larta nga vizitoret , kësaj radhe komuna jonë nuk hyri në treshen e ngushtë të komunave të Kosovës për vlerësim. Ndërsa komunat të cilat u vlerësuan si më të mirat janë:

Vendi i parë i takoi Suharekës, i dyti Graçanicës dhe vendi i tretë Mitrovicës.