Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2015/09/23 - 9:36

Njoftohen te gjithë të rinjtë e Komunës së Fushë-Kosovës se me rastin e shënimit të “DITËS SË RINISË”, më 25 shtator 2015 do të organizohen këto aktivitete:

Qendra e Kulturës, ora 13:00 –  Ekspozitë e skulpturave të punuara nga studentja e shkëlqyeshme (master) në Fakultetin e Arteve, Rrezelinda Begaj.

Gjimnazi “Hvzi Sulejmani”, ora 15:00 – Turnir i shahut (me të rinjtë) në bashkorganizim me Klubin e Shahut “Fushë Kosova”.

Të gjitha aktivitetet organizohen nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport.