Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2016/06/16 - 9:23

Njoftohen të gjithë fermerët e interesuar nga lëmi i pemëtarisë se nesër më datë 17.06.2016, duke filluar nga ora 11:00, në zyrën nr. 72  të  K.K. Fushë-Kosovë, do të mbahet këshillimi i dytë për muajin qershor me temë: ‘Kultivimi i pemëve të imëta’ në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore’, projekt i financuar nga MBPZHR që po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës nga kompania konsulente vendore Consult Engineering.

Këshillimin do ta mbajë konsulentja e angazhuar nga projekti, Fatmire Elshani.