Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2016/02/04 - 10:32

Njoftojmë të gjithë fermerët dhe të interesuarit tjerë nga lëmia e pemëtarisë se nesër, me dt. 05.02.2016, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet këshillimi i parë për këtë vit në projektin “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore”.

Projekti në fjalë është mbështetur nga MBPZHR dhe po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës nga “Consult Engineering”.

Këshillimi do të mbahet në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë-Kosovës, tek pemishtja e fermerit Rifat Dervisholli.

Tema e këshillimit është: ‘Krasitja dimërore e pemëve’, ku do të ligjëroj profesori i pemëtarisë, prof. Sylë Sylanaj.