Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

2021/07/19 - 7:31

Njoftim

Të nderuar qytetar të Komunës së Fushë-Kosovës,  me datën 17.07.2021, QKMF “Dr.Fatmir Krasniqi” Fushë-Kosovë, është furnizuar nga depoja qendrore e barnave e Ministris së Shëndetësis me insulina.

Janë pranuar tri lloje të insulinave: Novomix, Novorapid, Levemir.

Njoftohen të gjithë pacientët me Diabet Mellitus të cilët trajtohen me insulinë se shpërndarja e insulinave do të filloj me datën 19.07.2021. Nga kjo datë njoftimi i pacientëve do të bëhet përmes telefonit.