Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”

2012/12/24 - 12:54

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e Fushë-Kosovës se disa pjesë të qytetit do të kenë probleme me furnizimin me ujë të pijes. Sipas informatave të kësaj Kompanie, kjo gjendje do të vazhdojë deri në orët e vona të pasdites, për shkak se është duke u punuar në rregullimin e problemit të shfaqur.