2022/06/13 - 2:15
Çdo qytetarë dhe banorë me vështirësi shëndetësore është i obliguar të lajmërohet fillimisht të mjeku familjar, me përjashtim të rasteve emergjente. ( Ligji Nr. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI), Neni 18 Kujdesi Parësor Shëndetësor, paragrafi 7)
Prej çdo qytetari dhe banori do të kërkohet të përcaktohet për një mjek familjar. ( Ligji Nr. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI, Neni 18 Kujdesi Parësor Shëndetësor, paragrafi 8)
Çdo qytetarë dhe banorë ka të drejte të përzgjedh mjekun familjare në komunën ku jeton, brenda zonës së përfshirjes, të përcaktuar nga komuna dhe ka të drejt ta ndërroj atë. ( Ligji Nr. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI, Neni 18 Kujdesi Parësor Shëndetësor, paragrafi 9)
Banori ka të drejtë, që të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku, të cilin e zgjedh vetë, me pëlqimin e institucionit shëndetësor, brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe rregullat operative të institucionit. (Ligji Nr.2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR), E drejta e zgjedhjes Neni 5,
Udhëzimi Administrativ Nr.04/2022, Kujdesi Parësor Shëndetësor, Neni 4 , pika 7, Neni 5 pika 2, 12. 19.
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 15.06.2022, QKMF ”Dr. Fatmir Krasniq” në Fushë Kosovë dhe njësitë e saj,
NUK DO TË OFROJNË SHËRBIME SHËNDETËSORE PËR BANORËT E KOMUNAVE TJERA, përveç në rastet urgjente-emergjente, shërbim i cili ofrohet 24 orë në ditë në QKMF.
Qytetarët të cilët banojnë në komunën e Fushë-Kosovës, dhe e dëshmojnë këtë me ndonjë dokument ( faturë , …. ) por që ende nuk e kanë ndërruar zyrtarisht vendbanimin, do të kenë afat deri më datën 01.08.2022 që ta bëjnë këtë, në të kundërtën duke filluar nga data 01.08.2022 nuk do të ju ofrohen shërbime shëndetësore, përveç në rastet urgjente-emergjente.
Banorët e fshatrave të komunës së Fush-Kosovës, në vendbanimet e të cilëve funksionojnë qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare, për shërbime shëndetësore duhet të drejtohen në këto qendra ( përveç në rastet urgjente-emergjente ,shërbim i cili ofrohet 24 orë në ditë në QKMF). Nëse për shkaqe të ndryshme ( mungesa e stafit, renovime etj.), qendra nuk është funksionale, atëherë qytetarët për marrjen e shërbimeve duhet të drejtohen në qendrën më të afërt me vendbanimin e tyre.