Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim për Qytetarë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

2022/10/28 - 11:45

Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës:
Ju njoftojmë se për shkak të fillimit të renovimeve në objektin e QKMF “Fatmir Krasniqi” në Bresje, duke filluar nga data 31.10.2022, shërbimet shëndetësore të mjekësisë familjare – vizitat mjekësore te mjeku/mjeku familjar, shërbimi urgjent/emergjent, shërbimet laboratorike dhe barnatorja, do të zhvendosen në QMF Fushë-Kosovë, objekti i ri. Në QKMF do të vazhdojë vaksinimi i rregullt, vaksinimi kundër Covid-19, dhe vaksinimi kundër gripit sezonal.

Në QKMF do të mbesin përkohësisht stomatologjia, administrata dhe sistemi informativ shëndetësor.

 Për ndryshimet eventuale do të njoftoheni me kohë.