Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim për qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës

2024/04/12 - 1:59

Ju njoftojmë se nga dita e hënë me datë 15.04.2024, ne ora 9:00 do të fillojmë me punët e shenjëzimit horizontal duke vendosur vijën për kufizimin e parkingjeve gjatësore nëpër rrugët njëkahore “Çajupi”, “17 Shkurti”, “Xhemajl Mustafa”, “Kuvendi i Lezhës” dhe “Theranda”.

Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës që të bashkëpunojnë dhe të kenë mirëkuptim.