Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim për realizimin e projektit të vendosjes së numrave në vendbanime, në qytet dhe fshatra

2016/09/19 - 9:35

Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar procesin e vendosjes së numrave zyrtar të hyrjes në objekte/dyer të hyrjes në vendbanimet e Komunës së Fushë-Kosovës.

Gjatë këtij procesi të punës, secili kryefamiljar duhet ta nënshkruaj ‘Letrën Informuese për adresë zyrtare’ pa të cilën nuk mund të pajiset me dokumente të tjera zyrtare në Komunën e Fushë-Kosovës, andaj ju lutemi të keni mirëkuptim gjatë realizimit të këtij projekti.