Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Nxënësit e Komunës sonë i nënshtrohen Testit PISA

2018/04/23 - 10:07

Sot, më datë 23.04.2017, në Komunën e Fushë-Kosovës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA-2018, proces i cili do të zhvillohet edhe më datat 24, 25 dhe 26 prill.

Sipas Koordinatores së Komunës për Testin PISA – 2018, Elmie Graiçevci Zymberi, Drejtoria e Arsimit, në koordinim me drejtuesit, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të  një  procesi të suksesshëm, i është qasur me seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimi, duke realizuar të gjitha përgatitjet e duhura me kohë, sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara.

Këtij procesi të vlerësimit do t’i nënshtrohen  nxënësit e lindur në vitin 2002 të tri shkollave fillore të mesme të ulëta dhe dy shkollave të mesme të larta.

Nxënësve iu urojmë suksese!