Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pas një performance të shkëlqyer, Ansambli “Zëri i Kosovës” kthehet nga Struga

2016/04/18 - 9:58

Në shënim të Jubileut të 35 të SHKA “SPRESA” nga Veleshta e Strugës, Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” kthehet me përshtypjet më të mira nga atje.

Para më shumë se 1000 shikuesve, Ansambli nga Fushë-Kosova u prit në mënyrë tepër të veçantë dhe nën duartrokitjet e pandërprera nga të pranishmit ata performuan dhe shfaqën një koreografi që gjatë do të mbahet mend.

Valltarët e ansamblit “Zëri i Kosovës” falë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe angazhimit të madh të profesor Dilaver Kryeziut, po arrijnë rezultate të shkëlqyera që me prezantimet e tyre Komunës së Fushë-Kosovës po i ngritin imazhin më të mirë të mundshëm.