Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve ‘Sitnicë, Drenicë, Graçankë’ dhe përrenjve vërshues ‘Zanoga e Jazi’ në Komunën e Fushë-Kosovës

2016/09/15 - 9:38

Përmbytjet janë fenomene natyrore që ndodhin në të gjithë tipat e lumenjve dhe të cilat nuk mund të parandalohen në tërësi por mund të menaxhohen për të minimizuar pasojat të cilat ato mund t’i shkaktojnë.

Përmbytjet përkufizohen si një mbulesë me ujë e një sipërfaqeje të tokës e cila zakonisht nuk është e mbuluar me ujë (Direktiva 2007/60/EC). Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Komunën e Fushë-Kosovës janë lokalitetet: Henc-Miradi e Poshtme-Vragoli-Kuzmin-Lismir (lumi Sitnicë), Graboc i Poshtëm-Bardh i Madh-Pomazotin-Bardh i Vogël-Kuzmin (lumi Drenicë).

Projekti: Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve Sitnicë, Drenicë, Graçankë dhe përrenjve vërshues  Zanoga e Jazi në Komunën e Fushë-Kosovës, ka përfunduar me sukses. Qëllimi i Projektit ka qenë intervenimi me kohë për mbrojtje nga përmbytjet në territorin administrativ të Komunës së Fushë-Kosovës.

Punët që u realizuan në këtë Projekt janë:

– Pastrimi i terrenit nga barishtet dhe drunjtë e ndryshëm;

– Shenjëzimi i trasesë së lumit dhe incizimi gjeodezik i profilit të lumit, nga gjeodeti i licencuar;

– Gërmimi i tokës së kategorisë III dhe IV me makinë gërmuese dhe largimi i dheut nga punishtja;

– Rregullimi i shtratit të lumit, si dhe punët tjera në brezin e lumit;

– Rrafshimi i pjesës së devijuar të lumit, pas rregullimit të lumit;

– Rregullimi i skarpateve të pjerrëta (anësores së lumit) me një saktësi (+/- 8) cm;

– Mbushja e hapësirave me dhe, etj.