2021/07/09 - 4:56
Ka vazhduar puna në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të varrezave në Fushë-Kosovë. Ditëve në vazhdim do të punohet edhe në pastrimin e varrezave nëpër fshatra.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e varrezave, shtatoreve dhe lapidarëve në tërë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.
Qytetarë të shumtë kanë falënderuar komunën për këtë iniciativë të përhershme, e shumë të qëlluar, për përkujdesjen e vazhdueshme në mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.