2022/01/06 - 9:27
Ditë më parë në Fushë Kosovë përfundoi Festivali Ballkanik i Folklorit
“Fushë Kosova 2021” Edicioni i IV-të.
Duke pas parasysh masat që janë në fuqi ndaj Covid 19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, Festivali Ballkanik “Fushë Kosova 2021” këtë herë u mbajt në formë virtuale.
Shtetet pjesëmarrëse në Festival ishin: Turqi, Kroacia, Bullgari, Mali i zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Të gjitha Ansamblet prezantuan programet e tyre sipas kritereve të Festivalit.
Pas përfundimit juria profesionale e kryesuar nga prof.Dilaver Kryeziu, shpalli fituesit e çmimeve si në vijim:
*Kupa e Festivalit: Ansambli “Malësori” Gjonaj – Kosovë
*Koreografia më e mirë: Ansambli “Bajram Curri” – Prishtinë
*Kostumet më të mira: Ansambli “Koha”, Dinoshë – Mali i Zi
*Paraqitja artistike më e mirë: Ansambli “Hora” Sofia – Bullgari
*Ansambli autokton: Ansambli “Turopolje”, V.Gorica – Kroaci
*Dyshja më e mirë e valltarëve: Ansambli “Deçani” Deçan
*Valltari më i mirë: Ramadan Totaj, Ansambli “Malësori” Gjonaj
*Valltarja më e mirë: Drenusha Jusufi, Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë
Drejtoria për Kulturë, Rini she Sport falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe të gjithë pjesëmarrësve në realizimin e Festivalit Ballkanik “Fushë Kosova 2021” edicioni i IV-të. Në përmbyllje të kësaj ngjarje znj. Nurije Avdiu Drejtoresh e Festivalit uroj që në vitin 2022 Festivali Ballkanik në Fushë Kosovë të mbahet në kushte dhe rrethana normale.