Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përfundoi me sukses Projekti: “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas”

2014/12/11 - 2:13

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me OJQ ”Voice of RAE”, ka ndihmuar në përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas në lagjen ‘028’ dhe lagjen ‘029’ (lagje këto të banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas).

Në këtë projekt janë ndërtuar gjithsej 20 anekse (dhomë, banjo dhe koridor), si dhe janë punuar edhe 30 banjo të tjera. Nga ky projekt kanë përfituar gjithsej 50 familje të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas.