Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përfundoi projekti i fundit Gërmime Arkeologjike dhe konservime në Kalanë e Harilaçit 2012

2012/12/27 - 12:50

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport përfundoi projektin e fundit kapital ‘Gërmime Arkeologjike dhe konservime në Kalanë e Harilaçit’.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa punët në terren janë kryer nga Muzeu i Kosovës nën udhëheqjen e arkeologut Fatmir Peja. Konservimin e ka mbikëqyrë Fadil Krasniqi, konservator. Në projekt kanë qenë të kyçur arkeolog të njohur si Arben Hajdari (Universiteti i Kosovës), Altin Skenderaj (Instituti Arkeologjik i Tiranës), dhe Lavdosh Bytyqi (skicograf).

Objektivi i këtij projekti ishte :
Gërmime arkeologjike para konservimeve në kompleksin e objektit G:

Gërmimin e strukturës në formë trekëndëshi, që ndodhet përgjatë murit jugperëndimor, me qëllim të sqarimit të planimetrisë së saj;

Hapja e sondave të reja stratigrafike brenda kalasë me qëllim të verifikimit të fazave të banueshmërisë;

Konservimin preventiv të mureve të kompleksit të ashtuquajtur, të objektit G, me qëllim të parandalimit të shkatërrimit të mëtejmë të tij.

Projekti është planifikuar të vazhdoj edhe në vitet në vijim.

 

Të gjitha këto pika të lartpërmendura janë realizuar me sukses dhe tash kemi një pamje tjetër të objekteve të Kalasë së Harilaçit.

Fotot si ka qenë para dhe pas konservimit.