Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përfundon projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatin Miradi e Poshtme, në bashkëfinancim me MAPL-në

2018/11/13 - 12:03

Në këtë projekt Ministria e MAPL-së ka participuar me 77,560.00 € ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës në shumë prej 7,392.55 €, që në total kushtoi 84,952.55 €. Gjatësia e rrugës kryesore “BLLATA” e cila lidh 3 Komunat (Fushë-Kosovë, Graçanicë dhe Lipjan) ka gjatësi 650 m dhe gjerësi 5.5 m. Përveç kësaj rruge, asfaltimi është bërë edhe në disa rrugë tjera të fshatit.

Komuna e Fushë-Kosovës është duke vazhduar me intensitet të plotë në realizimin e të gjitha projekteve të planifikuara për asfaltimin e rrugëve në qytet dhe fshatra.