Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përkujtohet Ymer Sfarqa

2024/04/04 - 7:05

Sot, në përvjetorin e vdekjes së dëshmorit Ymer Sfarqa, Besnik Osmani nënkryetar i Komunës dhe Ali Ismaili, kryesues i Kuvendit Komunal të shoqëruar nga këshilltarët komunal dhe zyrtarët e lartë ekzekutiv të Komunës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë përmendores të tij.

Ymeri si intelektual, veprimtar dhe njeri me virtyte të larta morale e politike, për një dekadë nuk ka rreshtur së vepruari për liri, pavarësi dhe demokraci.

Këtu e 25 vjet më parë, jeta e tij u ndërpre një akt i tmerrshëm i dhunës dhe terrorit nga forcat paramilitare serbe.

Ymer Sfarqa ka qenë simbol i rezistencës, vendosmërisë dhe sakrificës për të luftuar për të drejtat dhe lirinë e popullit të tij.

Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!