Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përurohet objekti i shkollës së re në fshatin Pomozotin

2016/05/20 - 9:29

Në prani të Kryetarit të Komunës, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, u përurua objekti i shkollës së re në fshatin Pomozotin.
Para qytetarëve të Pomozotinit, nxënësve dhe mysafirëve të pranishëm, fjalën e mori z. Libor Chald zv. shef për bashkëpunim pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i cili uroi nxënësit e kësaj shkolle për objektin e ri.
Me fjalë rasti u paraqitën edhe z. Qazim Rrahmani, zv. Ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe z. Islam Shabani, Drejtor Komunal i Arsimit.
Pas inaugurimit të pranishmit vizituan hapësirat e shkollës e cila tani ofron kushte shumë më të mira për nxënësit dhe personelin e shkollës.
Krejt në fund u organizua edhe një koktej rasti.