Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Përurohet teatri në Aneksin 1 të shkollës fillore “Mihal Grameno”

2022/02/22 - 2:46

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Ali Ismaili, dhe Drejtori për Arsim z.Samir Shahini dje morën pjesë në përurimin e teatrit të shkollës fillore “Mihal Geameno”.

Mësuesja Arlinda Visoka ishte ideatore për themelimin e këtij teatri, i cili u improvizua në një hapësirë të shkollës, ndërsa realizimi u mbështet nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe komuniteti i prindërve të shkollës, nën mbikëqyrjen e drejtorit të shkollës z.Sadri Emini.

Kryesuesi i Kuvendit, z.Ali Ismaili, në një fjalë rasti tha se Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët për të mirën e nxënëseve, mësimdhënësve dhe të të gjithë qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës.

 

Projektet si ky janë shembulli më i mirë i vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit në mes të palëve të ndryshme që interes kanë përmirësimin e kushteve për mësimnxënie.