Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Pritje në Zyrën e Kryetarit të Komunës

2023/09/11 - 1:23

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur në takim Klubin e Xhudos       “Sankaku” me Trajnerin Mustafë Veseli.

Në këtë takim Kryetari Berisha përgëzoi sportistet për rezultatet e arritura në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare, si dhe i inkurajoi edhe më tepër për punë dhe rezultate tjera.

Sportistet dhe Trajneri e falënderuan Kryetarin për pritjen dhe për punën e mirë që po e bën rreth sportit të xhudos në veçanti.