Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Program kulturor për nder të Festës së Flamurit

2014/11/28 - 1:57

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 28 Nëntorit – Festës së Flamurit, në Qendrën e Kulturës është mbajtur një program i zgjedhur me këngë dhe valle, ku para të pranishmëve u prezantuan anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës”. Pjesë e shënimit të kësaj dite ishte edhe ekspozita e piktorit Bajram Morina e cila u hap gjatë ditës së enjte për vizitorët, në sallën e leximit, në Qendrën e Kulturës.