Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Projekti për ndërrimin e komplet gypave të sistemit të ujësjellësit në komunën e Fushë-Kosovës

2015/08/19 - 9:11

Kanë filluar punimet për implementimin e projektit: “Ndërrimi i komplet i gypave të sistemit të ujësjellësit në komunën e Fushë-Kosovës” dhe atë pikërisht në qytetin e Fushë-Kosovës. Projekti kap shumën e 2 milion e 827 mije EUR dhe financohet nga Komisioni Evropian – Banka Gjermane.

I gjithë projekti shtrihet në gjatësi prej 30 km, është afatgjatë dhe do ta zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë të qytetit të Fushë-Kosovës.

Kohëzgjatja e realizimit të projektit është 1 vit.

Kërkojmë nga qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës që të kenë mirëkuptim gjatë realizimit të këtij projekti pasi që është shumë i ndërlikuar dhe mund të shkaktohen vështirësi gjatë implementimit të tij.