Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Projekti për rregullimin e shtratit të lumenjve

2016/08/22 - 8:36

Ka filluar së implementuari Projekti “Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve Sitnicë, Drenicë, Graçankë dhe përrenjve Zanoga e Jazi në Komunën e Fushë-Kosovës ”.

Punët që po realizohen në këtë Projekt janë:

Pastrimi i terrenit nga barishtet dhe drunjtë e ndryshëm;

Shenjëzimi i trasës së lumit dhe incizimi gjeodezik i profilit të lumit, nga gjeodeti i licencuar;

Gërmimi i tokës së kategorisë III dhe IV me makinë gërmuese dhe largimi i dheut nga punishtja;

Rregullimi i shtratit të lumit, si dhe punët tjera në brezin e lumit;

Rrafshimi i pjesës së devijuar të lumit pas rregullimit të lumit;

Rregullimi i skarpateve të pjerrëta (anësores së lumit) me një saktësi (+/- 8) cm;

Mbushja e hapësirave me dhe, etj.