Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Promovimi i revistës “KESHTJELLA” i dedikuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare

2023/12/01 - 3:23

Sot, në Gjimnazin Hivzi Sulejmani në Fushë Kosovë është bërë promovimi i revistës “KESHTJELLA” dedikuar shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Në këtë ngjarje të rëndësishme u shpalos ngjarja e Ismail Kadares ku u shpall qytetar nderi i Komunës së Fushë Kosovës në Qershor të këtij viti, një nderim i merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë.

Ky promovim shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin artdashës të veprave të shkrimtarit Ismail Kadare.