Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

QKMF “Dr.Fatmir Krasniqi” pajiset me Ultrazë për Shërbime Gjinekologjike

2015/01/22 - 1:55

Si rezultat i një pune të përbashkët dhe mjaft të suksesshme, QKMF “Dr.Fatmir Krasniqi” është pajisur me një Ultrazë për shërbime Gjinekologjike i cili është shumë i sofistikuar dhe i avancuar.

Kjo pajisje është donacion i UNFPA-së dhe në një ceremoni rasti në ambientet e QKMF-së në Fushë-Kosovë sot (22.01.2015) është bërë pranim – dorëzimi zyrtar.

Ultrazëri do të ndikojë shumë në cilësinë e përmirësimit të shërbimeve si dhe në diagnostifikimet shëndetësore.

Zyrtarë të lartë të QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” dhe ata të UNFPA-së, thanë se ky Ultrazë vjen si një rezultat i një bashkëpunimi që është krijuar dhe se Fushë-Kosova është komuna e vetme fituese e këtij instrumenti.