Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Reagim

2013/01/15 - 1:53

Me rastin e dëmtimit të varrezave të komunitetit Serb në Fushë-Kosovë, kryetari i Komunës, z.Burim Berisha dënon ashpër rastin vandal duke e cilësuar atë si një akt qyqar dhe shumë të ulët.

Kërkojmë nga institucionet e hetuesisë që në mënyrë urgjente të zbardhin këtë rast dhe njëherit aktorët sa më shpejtë të dalin para drejtësisë.

Komuna e Fushë-Kosovës është komunë multietnike, e qetë dhe e sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, po ashtu në këtë komunë nuk mbahet mend për ndonjë eksces ndërnacional tani e disa vite.

Lëvizja e lirë dhe kushtet e mira për të jetuar në këtë komunë janë dëshmia më e mirë për të gjithë ata që përpiqen që përmes akteve të tilla të njollosin bashkëjetesën në Komunën e Fushë-Kosovës.