Këto ditë nga persona tash për tash të panjohur janë shkaktuar dëme materiale në Parkun afër Gjykatës dega në Fushë Kosovë. Andaj, Komuna e Fushë Kosovës apelon te organet kompetente që të bënë zbardhjen e këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike.
Të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike do të identifikohen nga Policia e Kosovës, të cilët veçse kanë nisur menjëherë hetimet në terren.
Komuna e Fushë Kosoës apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike kudo që janë ato.
Pra, të mbrojmë qytetin tonë së bashku duke ruajtur pronën publike.