Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Realizimi i projektit “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Prishtevka”

2014/10/02 - 10:02

Ka filluar realizimi i projektit “Zgjerimi dhe Pastrimi i lumit Prishtevka”, projekt ky i rëndësishëm për banorët që jetojnë pranë tij. Përfundimi i këtij projekti do të mundësoj shfrytëzimin më të mirë të tokave rreth tij, gjithashtu me realizim të këtij projekti vërshimet do të reduktohen në minimum.