2015/07/29 - 1:39
Ka filluar së implementuari në terren projekti: “Rregullimi i shtratit të lumit Drenicë” – me gabione. Ky projekt, i financuar nga buxheti komunal, është duke u realizuar në lokacionet e Pomozotinit, Sllatinë e Vogël.
Përmes këtij projekti synohet krijimi i kushteve të favorshme moderne mjedisore, krijimi i pamjes së mirë, mbrojtja e lumenjve, florës dhe faunës, etj.
Do të pastrohet shtrati i lumit, largimi i mbeturinave, pengesave nga pemët që pengojnë rrjedhjen e ujit, shtrimi i gabioneve, etj. Kohëzgjatja e implementimit është 60 ditë pune.