Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Së shpejti e gatshme Qendra e re e Mjekësisë Familjare

2020/05/12 - 10:21

Punimet në ndërtimin e QMF – Qendrës së Mjekësisë Familjare janë duke shkuar drejt përfundimit.
Projekti tanimë ka hyrë në fazën finale të punimeve dhe se shumë shpejt do të përfundoj edhe ky projekt me rëndësi të veçantë në sektorin e shëndetësisë.

Qytetarët e Fushë Kosovës sidomos në zonën ku është duke u ndërtuar kjo QMF, do të kenë më lehtë të marrin shërbime dhe trajtim adekuat në të ardhmen.