Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

SH.F.M.U “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë u shpërblye me çmimin e parë për Planin Zhvillimor të Shkollës për vitin shkollor 2014/15

2015/03/20 - 12:54

Sot, më 19.03.2015 në Hotelin “Victory” në Prishtinë  u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Planin Zhvillimor të Shkollës për vitin shkollor 2014/15, të financuar nga GIZ-i, në bashkëpunim me MASHT-in. SH.F.M.U “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë u shpërblye me çmimin e parë të këtij Projekti në kuadër të gjashtë komunave pjesëmarrëse. Qëllimi i  Projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor” është që të bëhet planifikimi zhvillimor i shkollave për një cilësi më të mirë të arsimit dhe suksesit në shkollë.
Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues nga MASHT-i, përfaqësues nga GIZ-i, drejtorët dhe zyrtarët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave dhe ekspertë të arsimit.