Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shënohet 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës

2022/02/17 - 10:18

Zyrtarë të lartë të komunës së Fushë-Kosovës, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit në nderim të jetës, idealit dhe aspiratave që kishin dëshmorët, heronjtë dhe martirët e rënë në luftën për lirinë e vendit.

Nënkryetari i komunës z.Fadil Krasniqi, pas homazheve në kompleksin memorial te varrezat e të rënëve, tha: ‘se po punojmë intensivisht në realizimin e aspiratave të dëshmorëve dhe idealit të tyre për zhvillimin e vendit. Natyrisht që duhet të bëjmë edhe më shumë dhe t’i realizojmë qëllimet që të rënët kishin për vendin e tyre’.

Kryetari Berisha përmes një mesazhi uroi të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës festën e Pavarësisë së Kosovës, e posaçërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.
Ndryshe, gjatë kësaj dite Komuna e Fushë-Kosovës përpos homazheve në axhendën e saj festive pati edhe një mori aktivitetesh kulturore e sportive.