Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shënohet 8 prilli Dita Ndërkombëtare e Romëve

2021/04/08 - 10:25

Në shënim të ditës ndërkombëtare të komunitetit Rom, kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha priti udhëheqësin e këtij komuniteti Fehmi Gashin.

Gjatë takimit kryetari Berisha tha se Dita Ndërkombëtare e Romëve, është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës, ashtu si edhe thirrje për përfshirje më të gjerë shoqërore, ekonomike e sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti Rome, në komunën tonë por edhe në gjithë boten.

Udhëheqësi i këtij komuniteti Fehmi Gashi tha se përkundër arritjeve dhe mbështetjes që ka ofruar komuna, kërkojmë që edhe më tutje të kemi vëmendjen dhe kujdesin e institucioneve.

8 prilli është deklaruar si ditë zyrtare në vitin 1990, në Kongresin e katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom.