Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Shënohet dita e Rinisë

2014/09/29 - 9:53

Të organizuara nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, janë zhvilluar një varg aktivitetesh për të shënuar “Ditën e Rinisë Fushë-Kosova 2014”, si  një datë e rëndësishme që shënohet brenda aktiviteteve të veta tashmë nga viti në vit. Futbolli, volejbolli, stritbolli, krosi  e piktura ishin disa prej aktivitete që e bën këtë ditë si një ngjarje shumë të tërhequr dhe të dashur për të rinjtë e komunës së Fushë-Kosovës.

Shoqata e Pedagogëve të Fushë-Kosovës u përkujdes që këto aktivitete sportive të organizohen dhe të mbahen me një frymë të tolerancës dhe të mirësjelljes.

Piktura ishte një ngjarje e veçantë që tërhoqi vizitorë të shumtë, të cilët u ndan të kënaqur me atë që kishin prezantuar artistët e rinj.