Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

SHPALLEN MË TË MIRËT PËR VITIN 2012

2012/12/24 - 1:07

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë  Rini dhe Sport, mbrëmë në një solemnitet rasti u shpallën emrat e më të mirëve për krijimtari dhe sport, por u nderuan me mirënjohje edhe disa fermer ndër më të suksesshmit për vitin 2012  në Komunën e Fushë-Kosovës.

Fillimisht u nda çmimi, tashmë tradicional, për krijimtari që i takoi Prof. Dr. Besnik Krasniqit, e më pas u ndanë edhe mirënjohje për Shkollën Fillore “Vllëzerit Frashëri” nga Miradia e Ulët,  fermerët dhe disa institucione dhe OJQ.  Në pjesën e fundit u shpallën fituesit sipas një komisioni për vlerësimin e më të mirëve të Fushë-Kosovës për vitin 2012, që është mbledhur me datën 20.12.2012, të cilët kanë bërë vlerësimin në bazë të kritereve të përcaktuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe rezultateve të sportistëve.

 

Komisioni shpalli fitues të vitit 2012:

 

Klubi më i dalluar i vitit             – Klubi i Atletikës “Fushë-Kosova”.

Trajneri më i dalluar i vitit          – Shefki Bogujevci – Trajner i KB “ Fushë- Kosova” dhe i Reprezentacionit të Boksit të Kosovës.

Shpresa e Sportit                         – Fatjona Ahmeti – Karateiste.

Referi më i dalluar i vitit            – Faik Sylejmani – Refer i Atletikës.

Punëtori Sportiv                          – Fidair Berisha – Kikbokser.

 

 

Ndër dhjetë më të mirët të vitit 2012 janë:

 

Fitim Krasniqi           Futbollist i KF Fushë-Kosova.

Burim Hasani            Boksier – Klubi i Boksit  “Fushë-Kosova”.

Marigona Shabani    Volejbolliste KV Fushë-Kosova.

Triumf Shabani          Futbollist i KF Fushë-Kosovës, futbollist i Reprezentacionit të Kosovës U 19, ku      shumë klube po i bëjnë ftesa për të qenë anëtar i tyre, ndër to edhe klubi i Prishtina.

Arbresha Berisha       Kampione e Kosovës për Junior në Atletikë.

Alban Qeriqi               Bokser anëtar i Klubit të Boksit Fushë-Kosova.

Artan Sahiti                Basketbollist i Klubit të Basketbollit, Fushë-Kosovë.

Erendita Gërguri         Tekuando kampione e Kosovës.

Fikret Berisha              Atlet i klubit Atletikës Fushë-Kosova – komuneti ashkali

 

 

 

Ø SPORTISTI I VITIT 2012 ARGJEND BERJANI

 

–          Kampion i Kosovës dhe anëtar i reprezentacionit

–          Fitues i 10 medaljeve  të arta,

–          Fitues i 4 medaljeve të argjendta

–          Fitues i 6 medaljeve të bronzta

Tani e dy vite mbanë shiritin e zi dhe mbanë titullin  MJESHTËR I KARATESË

 

 

 

Mirënjohje për të arriturat në vitin 2012 në lami të caktuara

 

  1. “Koral” – Biznes
  2. Sylejman Zogjani – Bletar
  3. Arif Shabani – Pemëtari
  4. Mustaf Bajqinca –Ferma e pulave
  5. Milaim Gerguri – Sera
  6. Milazim Berisha – Blegtor
  7. Naim Gojnovci – Blegtor
  8. Fatmir Tërnava – Blegtor

 

 

Biografia e fituesit të çmimit “Krijues i Vitit” prof.dr Besnik Krasniqi

 

 

Dr. Besnik A. Krasniqi ka lindur në Fushë Kosovë më 1978. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Fushë Kosovë. Studimet universitare për Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës (Kosovë), studimet e magjistraturës për Ekonomi dhe Analizë Biznesi dhe atyre tё doktoraturës në lëmin e Ndërmarrësisë dhe Ekonomisë të Biznesit tё vogёl nё Universitetin Stafordshire në Britani të Madhe.

Nё cilёsinё e hulumtuesit shkencor vizitor ka qëndruar nё Indiana University nё Amerikё ku ka mbajtur disa cikle të ligjëratave në fushën e ndërmarrësisë dhe reformave institucionale. Po ashtu, pёr qёllime tё studimit, ka qёndruar edhe nё Gjermani, Holandё, Belgjikё, Poloni, Suedi, Slloveni dhe Çeki dhe Francё.

Ai ligjëron lёndёt Menaxhiment i Biznesit të vogël, Menaxhimin e inovacionit, Metodat Kërkimore në studimet diplomike dhe postdiplomike në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ka ligjёruar nё Univrsitetin e Tetovёs dhe nё disa universitete private ne Kosovё.

Ekspertiza e tij kryesore dhe interesimi i tij kërkimore përfshijnë determinantat e ndёrmarrёsisё dhe zhvillimin e biznesit të vogël, pengesat financiare me të cilat ballafaqofen NVM-të, politikat e NVM-ve, institucionet dhe zhvillimi i sektorit privat në ekonomitë në tranzicion si dhe firmat dhe sjellet inovative tё tyre.

Dr. Krasniqi ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ndërmarrësisë dhe zhvillimit të politikave të NVM-ve që nga viti 2001.

Ai më parë ka punuar si hulumtues shkencor në Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”. Ai është autor dhe bashkë-autor i librave të ndryshëm dhe raporteve kërkimore në fushën e ndërmarrësisë dhe biznesit të vogël.

 

Ka botuar këto libra:

Vendosja në Biznes botues Universiteti I Prishtinës, 2006

Biznesi I Vogël dhe I Mesëm, botues Instituti Riinvest, 2006

Në gjuhë angleze librin

Institutions, Entrepreneurship and Small Business Development: An Econometric Analysis from Kosovo,(in English), botues LAMBERT Academic Publishing, Saarbrücken: Germany, 2010

 

Në këtë vitin 2012 ka botuar tri libra (një në gjuhen angleze dhe dy në gjuhën shqipe):

Entrepreneurship and Small Business Development in Kosovo, botuar në New York, US nga Nova Science Publishers,

Vendimmarrja Menaxheriale, botues Kolegji Universitar Globus, Prishtinë

Metodat Kërkimore në Shkenca Sociale – botues Instituti për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël.

Ёshtë anëtar i bordit editorial të Revistës së Menaxhimit të Biznesit të Vogël me seli nё Uashington (SHBA) si dhe anëtar i Institutit të Ndërmarrёsisё dhe Biznesit të Vogël në Angli. Është anëtar i Këshillit të Evropës për Biznes të vogël në të cilin përfaqëson Kosovën.

Në vazhdën e punës së tij akademike Dr. Krasniqi ka një gamë të gjerë të përvojës së punës në Qeveri, në sektorin publik dhe privat si menaxher, konsulent dhe sipërmarrës. Ai ka punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, gjithashtu ushtron pozitën e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës në Kosovë.

Ai ka përvojë të gjerë si një konsulent i pavarur dhe trajner në fushat e planifikimit të biznesit, marketingut dhe praktikës së përgjithshme të menaxhimit. Nё kёtё kontekst, Dr. Krasniqi ka arritur certifikimin ndёrkombёtar pёr konsulent tё menaxhmentit (Certified Management Consultant) – akreditim i njohur ndёrkombёtarisht.

Dr. Krasniqi është bashkëpunëtor i Jashtëm në Universitetin Satffordshire në Angli në cilësinë e hulumtuesit dhe mentoruesit të studentëve të doktoraturës.

Në vitet e fundit Dr. Krasniqi ka qenë i njohur për kontributin e tij në lobim për krijimin e njё mjedisi miqësor tё bizneseve dhe krijim të politikave dhe shërbimeve mbështetëse për zhvilli e bizneseve. Ai është bashkëthemelues dhe drejtor i Qendrës për Mbështetje të Biznesit në Kosovë – BSCK e cila ka mision përkrahjen e bizneseve nëpërmjet edukimit, trajnimit, konsulencës dhe hulumtimeve.

Ёshtё i martuar dhe ka njё fёmijё.