2024/11/27 - 9:51
Mekanizmi Lokal Kundër Dhunës në Familje ka filluar fushatën 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës në Familje, një nismë ndërkombëtare që synon ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës në familje.
Fushata u hap me një ekspozitë të veçantë, ku u paraqitën punimet me mesazhe kundër dhunës, realizuar nga nxënësit e shkollave “Mihal Grameno”, “Selman Riza” dhe “Daut Bogujevci”.
Ekspozita është vendosur në hollin e komunës dhe do të qëndrojë e hapur deri me 10 dhjetor.
Gjatë këtyre ditëve do të organizohen takime informuese dhe do të shpërndahen material edukative me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e parandalimit të dhunës dhe mbështetjen e viktimave.
Kjo fushatë është një hap i rëndësishëm në promovimin e barazisë dhe respektit në shoqëri, duke theksuar rolin e të gjithëve në luftën kundër dhunës.