Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim i kreut të Komunës z. Burim Berisha me Komandantë dhe ushtarak të KFOR-it

2018/09/29 - 3:37

Në një organizim të KFOR-it me kryetar të Komunave, sektori lindor, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha dhe nënkryetari i Komunës z. Fadil Krasniqi, kanë takuar komandantin kryesor të KFOR-it dhe komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata. Në këtë takim me kryetarët e Komunave u bisedua për aktualitetet dhe zhvillimet e përgjithshme të Komunave në nivel vendi.

Kryetari Berisha falënderoi komandantët dhe ushtarakët e KFOR-it për bashkëpunim të ndërsjellë duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.