2024/10/24 - 12:33
Mirëpritëm përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës z. Arbër Sadiku (Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Strategjik) dhe z.Florent Maliqi (Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm) me të cilët biseduam për çështjet e përbashkëta lidhur me zhvillimet e parashikuara në zonat e ndërmjetme si dhe në përgjithësi për harmonizimin e planit zhvillimor të Komunës së Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Trajtuam të gjitha temat që lidhen me zhvillimet strategjike të dy komunave dhe u dakorduam që të mbajmë edhe një takim shtesë me qëllimin që dokumenti i PZHK-së të jetë në nivelin sa më të lartë dhe në shërbim sa më të mirë për qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.
Së shpejti do të përgatisim draftin final të PZHK-së dhe do të mbajmë shqyrtim Publik ku të gjitha palët e interesit do të kenë mundësi të japin komentet e tyre lidhur me këtë dokument kyç për Komunën e Fushë Kosovës.