Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës

2019/02/15 - 3:46

Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim përfaqësuesit e stomatologëve specialistë të papunë.

Kryetari i Komunës së bashku me të pranishmit në takim u dakorduan që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë të punohet rreth mundësive të sistemimit të duhur në aspektin e punësimit të këtyre kuadrove mjekësore.