Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

2023/03/02 - 2:09

Kryetari i Komunës z. Burim Berisha ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Fushë Kosova” të përbërë nga Sekretarja e Klubit, znj. Zanita Gashi, Trajnerët Isak Curri dhe Granit Hykolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua për Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Fushë-Kosova OPEN 2023” që do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha.

Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Fushë-Kosova OPEN 2023” organizohet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata e Karatesë së Kosovës dhe Klubi i Karatesë “Fushë-Kosova” organizator teknik.

Ky turne është i 9-ti me radhë dhe është ndër më masivët që mbahet në Kosovë, ku do te marrin pjesë mbi 600 garues nga shtete, si: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Fushë Kosova” e falënderuan Kryetarin për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të sportit të karatesë në të gjitha garat vendore dhe ato ndërkombëtare.