Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

2023/03/13 - 11:30

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim përfaqësuesit nga “OPRE ROMA KOSOVO”.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Fushë Kosovës dhe organizatës “Opre Roma Kosovo”, me theks të veçantë për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet këtë vit.

Përfaqësuesit e kësaj organizate e falënderuan Kryetarin Berisha për mbështetjen dhe bashkëpunimin e gjithanshëm dhe i ndan një mirënjohje rasti.