Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Takim në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës

2023/03/15 - 3:33

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi.

Temë e këtij takimi ishte realizimi i projektit të ngrohjes qendrore në të cilën Komuna e Obiliqit ka avancuar dhe pjesë e këtij projekti do të jetë edhe Komuna e Fushë Kosovës.

Kryetari Berisha e falënderoi Kryetarin Gashi për angazhimin e tij në rregullimin e tërësishëm të dokumentacionit për këtë projekt dhe realizimin e tij.

Në këtë takim u konstatua se Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Obiliqit janë të goditura prej KEK-ut dhe kanë të drejtë të patjetërsueshme në realizimin e projektit të ngrohjes qendrore përmes ko-gjenerimit.

Ndërsa Kryetari Gashi tha se do të angazhohet edhe më tutje që edhe Komuna e Fushë Kosovës të jetë pjesë e projektit të ngrohjes qendrore.